16 shtator 2015
Sot, gjatë konferencës për shtyp të organizuar nga Ministria e Drejtësisë përpara takimit të rregullt të BPSL-së, Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, bashkë me Shefin e Zyrës së BE/PSBE, Samuel Zbogar, Shefin e Misionit EULEX në Kosovë, Gabriele Meucci, Kryesuesin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, Aleksandër Lumezi dhe Kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës Enver Peci, e prezantuan bashkë Raportin e Progresit të Kompaktit 2015.
Shtypni linkun për ta parë deklaratën e përbashkët për shtyp, të lëshuar nga Ministria e Drejtësisë.