Lajme

Reagimet e policisë dhe të prokurorëve ndaj dhunës në familje në Kosovë

03 nëntor 2015

Sektori i Fuqizimit i EULEX-it në bashkëpunim me këshilltarët e misionit për çështje gjinore dhe me bashkëpunimin e plotë të të gjitha institucioneve të Kosovës ka kënaqësinë të ndajë me ju raportin “Reagimet e policisë dhe të prokurorëve ndaj dhunës në familje në Kosovë.”

Në frymën e mandatit të EULEX-it për monitorimin, mentorimin dhe këshillimin e Policisë së Kosovës dhe të Prokurorive Themelore përmes Këshillit Prokurorial të Kosovës, Sektori për Fuqizim ka kryer një hulumtim lidhur me reagimin e këtyre institucioneve ndaj dhunës në familje. Hulumtimi është kryer në bashkëpunimin me këshilltarët e misionit për çështje gjinore. 

Në raportin përfundimtar shqyrtohet situata aktuale lidhur me reagimin e Policisë së Kosovës dhe të Prokurorive Themelore ndaj incidenteve të dhunës në familje në Kosovë. Në pajtim me këtë, në raport jepen rekomandime për Policinë e Kosovës, për Prokuroritë Themelore, për EULEX Kosova dhe për aktorët e tjerë lidhur me mënyrën e reagimit të hershëm dhe efektiv ndaj viktimave të dhunës në familje.

Shpresojmë që informatat e paraqitura në këtë raport do të jenë të dobishme për juve.