13 nëntor 2015
Më 13 nëntor, EULEX-i mori pjesë në ceremoninë e diplomimit të 23 zyrtarëve të rinj të Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK) në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) në Vushtrri. EULEX-in e përfaqësuan Udhëheqësi i Sektorit të Fuqizimit, Peter Bach dhe Udhëheqësi i Njësisë Korrektuese, Markko Hokkanen. Ministri i drejtësisë Kuçi iu dëshiroi të diplomuarve mirëseardhje në SHKK.
Në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja, EULEX-i mbështet integrimin e personelit të Mbrojtjes Civile në institucionet e Kosovës. Këta zyrtarë të SHKK-së ishin pjesë e këtij procesi të integrimit. Pas aftësimit tremujor në AKSP dhe në terren, ata tani do ti marrin përsipër detyrat e tyre si zyrtarë korrektues në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë dhe do ta rrisin numrin e nevojshëm të personelit në atë qendër.