Lajme

EULEX-i i dhuron Policisë së Kosovës pajisje të teknologjisë informative

23 nëntor 2015

Sot, EULEX-i i ka dorëzuar Policisë së Kosovës pajisje të ndryshme të teknologjisë informative.
Ceremonia e dorëzimit u mbajt në kompleksin mbështetës të Misionit EULEX në Prishtinë.
EULEX-i i ka përkrahur institucionet e Kosovës për t’i përmirësuar kapacitetet e tyre përmes donacioneve të ndryshme. Gjatë këtij pranim-dorëzimi, u dhuruan pajisje të ndryshme si kompjuterë, lap-topë, printerë, skanerë dhe pajisje tjera shpenzuese për TI.
EULEX-i e ka krijuar tashmë praktikën e dhurimit të automjeteve dhe pajisjeve tjera për institucionet e Kosovës në mbështetje të iniciativave për ndërtimin e kapaciteteve dhe zbatimin e praktikave më të mira.