08 dhjetor 2015
Ekspertët e EULEX-it ishin pjesë e grupit punues zyrtar i cili është autorizuar, me anë të një vendimi qeveritar të nxjerrë nga Ministri i Punëve të Brendshme, që ta bëjë shqyrtimin e Procedurave Standarde të Operimit për Qendrën Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit. Drafti i rishikuar i PSO është përfunduar në një punëtori e cila është mbajtur javën e kaluar në Prizren dhe në të cilën kanë marrë pjesë ekspertët e EULEX-it Alan Wilson dhe Giuseppe Colasanto.
QKMK do të shërbejë si pikë kontaktuese kombëtare për këmbimin e informatave në kohë reale ndërmjet të gjitha autoriteteve të përfshira në MIK. Ajo e lehtëson mbledhjen, analizimin dhe shpërndarjen e informatave dhe e mbështetë bashkëpunimin ndërkufitar dhe rajonal në pajtim me marrëveshjet rajonale dhe ndërkombëtare.
QKMK është njëra prej standardeve më të rëndësishme në udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave.