Lajme

Zv-Shefi i Misionit EULEX u takua me komandantët rajonalë të Policisë në veri dhe jug

10 dhjetor 2015

Zëvendës-shefi i Misionit EULEX, Joelle Vachter, u takua sot me Komandantin Rajonal të Policisë së Kosovës (PK) në veri, Nenad Djuric, dhe me Komandantin Rajonal të Policisë së Kosovës në jug, Nehat Thaçi.

Ky takim është vazhdimësi e koordinimit ndërmjet Komandave Rajonale të PK-së në trajtimin e çështjeve të përbashkëta të sigurisë. Sektori i EULEX-it për Fuqizimin e Policisë para ca kohe a ka ristrukturuar qasjen e tij për t’u përqendruar më shumë në bashkëpunimin veri/jug, sikur në rastin e paradokohshëm të operacionit të përbashkët për luftimin e prerjes së kundërligjshme të drunjtëve në tërë Kosovën. Zj. Vachter shtoi se ajo është e kënaqur me përmirësimet në aspektin e sigurisë, duke e theksuar si janë trajtuar kremtimet e sivjetme të Vidovdanit në krahasim me ato të vitit 2012.

Zj. Vachter theksoi se “komunikimi ndërmjet policisë dhe opinionit të gjerë, si dhe me media, është një aspekt kryesor për ruajtjen e një mjedisi të sigurt, dhe përderisa veriu gëzon një përkrahje publike të mirë, këto përmirësime në komunikim mund të bëhen.”

Ajo i përgëzoi Komandantët dhe ekipet e tyre për hapat e ndërmarrë për zgjerimin e kapaciteteve për komunikim dhe u shpreh e kënaqur për pjesëmarrjen e tyre në një trajnim të udhëhequr nga EULEX-i për media dhe komunikim, i cili do të mbahet javën e ardhshme për zyrtarë të përzgjedhur policorë nga pesë stacionet e veriut.

EULEX-i e ka ri-konfirmuar  përkrahjen e tij për PK-në dhe bashkëpunimin e ndërsjellë, i cili është jashtëzakonisht i rëndësishëm për t’iu përgjigjur dhe për t’i zgjidhur rastet ndër-rajonale, si dhe për përmirësimin e perceptimit të opinionit lidhur me sigurinë në regjion. Zëvendës-shefi i Misionit theksoi se ajo me padurim po e pret përparimin e mëtejmë lidhur me kapacitetet e përbashkëta për intervenim, në veçanti për Kontrollin e Turmave dhe Trazirave, pasi që ato janë pjesë të rëndësishme për uljen e tensioneve në të dyja regjionet. 

Të dy Komandantët e falënderuan EULEX-in për përkrahjen e vazhdueshme, ku z. Djuric nënvizoi se Komanda Regjionale e PK në Veri gëzon raporte të fuqishme bashkëpunimi me EULEX-in, të cilat janë më se evidente gjatë komunikimit dhe bashkëpunimit të përditshëm të tyre.