Lajme

Kurs trajnimi për hetimin e krimeve të luftës

27 janar 2016

Njësia e EULEX-it për hetimin e krimeve të luftës e ka organizuar një kurs trajnimi gjashtë ditor në Prishtinë ndërmjet datave 09.09.2015 dhe 27.02.2016. Ky kurs është përgatitur në atë mënyrë që pjesëmarrësit t’i zhvillojnë më tej aftësitë hetimore të tyre dhe t’i kuptojnë më mirë aspektet dhe çështjet kryesore që kanë të bëjnë me hetimin dhe ndjekjen e suksesshme të krimeve të luftës dhe të krimeve kundër njerëzimit. Përveç kësaj, me anë të këtij kursi është promovuar mënyra e të kuptuarit të përgjithshëm dhe rëndësia e bashkëpunimit dhe qasjes gjithëpërfshirëse ndaj hetimit dhe ndjekjes së krimeve të luftës.

Në këtë kurs morën pjesë hetuesit vendas dhe ndërkombëtarë të krimeve të luftës dhe prokurorët e zyrtarët ligjorë vendas. 

Këtë kurs trajnimi gjashtë ditor e kanë mbajtur ekspertët e Njësisë për hetimin e krimeve të luftës, Njësisë ekzekutive për hetime kriminale (ECID), Prokurorisë Speciale të Kosovës (PSRK) dhe Departamentit të mjekësisë ligjore (DML).