Lajme

EULEX-i grumbullon mjete për të porsalindurit në Kosovë

04 prill 2016

Në qershor 2015, stafi i EULEX-it mori pjesë për herë të dytë në grumbullimin e mjeteve për fëmijët e Kosovës, duke i mbledhur 17,500 euro për pajisje spitalore për foshnjat e lindura para kohe në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë. Dorëzimi i pajisjeve është bërë sot në prani të gjithë stafit të klinikës. 

Mjetet u përdorën për blerjen e pesë foto-llambave për trajtimin e verdhëzës së foshnjave të porsalindura; një sëmundje e cila në përgjithësi i prek foshnjat e lindura para kohe.  

Me pajisjet për fototerapi verdhëza e foshnjave trajtohet në mënyrë jo-invazive, kurse Klinika e Neonatologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovë ka pasur nevojë për to, shpjegon Dr. Faton Krasniqi nga kjo klinikë, i cili personalisht u shprehu falënderim të thellë për kontributin e përbashkët të gjithë atyre që kanë qenë të përfshirë në parandalimin e kësaj sëmundje e cila më vonë gjatë jetës mund të shkaktojë pasoja serioze.   

Mjetet janë grumbulluar falë kontributit të përbashkëta të 33 çiklistëve të cilët janë duke bashkëpunuar me shoqatën bamirëse, Aksioni për Nënat dhe Fëmijët, tash e dy vite dhe të cilët i kanë kaluar 300 milje (480km) nëpër Kosovë gjatë 3 ditëve (100 milje ose 160km në ditë)

Ata kanë planifikuar në mënyrë të ngjashme edhe ngjarjen e tretë për vitin 2016, duke filluar nga data 3-5 qershor me qëllim të blerjes së pajisjeve të sofistikuara për spitale. Ekipi i EULEX/Kosova shpreson të tërheq edhe më shumë çiklistë, si vendës ashtu edhe ndërkombëtarë, që të bëhen më shumë sesa gjatë dy viteve paraprake dhe kështu të grumbullojnë edhe më shumë mjete.  

Për më shumë informacion për ngjarjen e radhës, vizitoni faqen në Facebook Cycle for Kosovo Children.