14 prill 2016
Ditën e mërkurë, 13 prill, EULEX-i organizoi një panel diskutim në të cilin i paraqiti hollësitë e mbështetjes së vazhdueshme për Policinë e Kosovës (PK) në pjesën veriore të Mitrovicës. Kjo ngjarje u organizua në Qendrën Kulturore dhe Informative të BE-së në të cilin si panelistë morën pjesë Nenad Djuric, Komandant i stacionit të PK-së në pjesën veriore të Mitrovicës, Pascal Scordia, Këshilltar rajonal kryesor nga EULEX-i, Damjan Potparic, Këshilltar rajonal nga EULEX-i dhe Ian Bancroft, Koordinator i EULEX-it për pjesën veriore. Moderimin e kësaj ngjarje e bëri Dane Koruga, Zyrtar për komunikim nga EULEX-i.
Paneli e adresoi mbështetjen e vazhdueshme të EULEX-it për PK-në në angazhimet për sjelljen e transparencës në punën e vet dhe angazhimin e komunitetit nga pjesa veriore në kuadër të këtyre aktiviteteve të veta, si dhe të aktiviteteve të Drejtorisë së PK-së për pjesën veriore. Në mesin e aktiviteteve kyçe të mbështetjes të cilat janë në pajtim me planin e implementimit nga Misioni i EULEX-it ishte edhe informacioni për policimin e bazuar në informacionin inteligjent në kuadër të veprimeve të PK-së, përfitimet nga policimi në komunitet gjatë trajtimit të keqbërjeve dhe krimeve të vogla dhe për mënyrën se si publiku mund të angazhohet në mënyrë më efektive me PK-në në mënyrë që këto komunitete të jenë të sigurta.
Nenad Djuric dhe këshilltarët rajonal nga EULEX-i po ashtu diskutuan për bashkëpunimin në mes të PK-së nga pjesa veriore dhe ajo jugore e komunës së Mitrovicës. Komandanti Djuric nënvizoi se përkundër perceptimit të dominuar nga publiku, dy stacionet policore për një kohë të gjatë e kanë një bashkëpunim efektiv. Scordia dhe Potparic theksuan disa nga përpjekjet më të reja të cilat kishin për synim forcimin e këtyre aktiviteteve të përbashkëta, duke përfshirë edhe trajnimin dhe aktivitetet e përbashkëta lidhur me Trajnimin e përbashkët mbi kontrollimin e turmave dhe trazirave, duke i përgatitur kështu për të bashkërenduar veprimet për ngjarjet të cilat i përfshijnë të dyja stacionet policore. Ian Bancroft përmendi edhe çështjen e integrimit gjyqësor, duke nënvizuar se rekrutimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve do ta bëjë më efikas procesin e zbatimit të ligjit dhe të procedurave gjyqësore.
EULEX-i do të vazhdojë bashkëpunimin e vet me PK-në dhe do ti çojë më larg përpjekjet e veta për të elaboruar mbi punën e përbashkët për komunitetin e pjesës veriore, si dhe të angazhojë popullatën vendëse në mënyrë që komunitetet e tyre të jenë të sigurta.