26 prill 2016
Shefi i Kabinetit, John Rouse, së bashku me Silke Sielaff, Udhëheqës i Zyrës për Operacione të Përbashkëta, u takuan me një delegacion gjerman të përbërë prej 18 policëve, të cilët janë duke e vijuar një kurs aftësimi trevjeçar për udhëheqje, për tua sqaruar atyre mandatin dhe rolin e Misionit EULEX në Kosovë. Vëmendje e posaçme iu kushtua Policisë së Kosovës dhe çështjes së këmbimit të përvojave dhe të praktikave të policëve ndërkombëtare të cilët punojnë në misione ndërkombëtare dhe mënyrës së familjarizimit të tyre me të punuarit jashtë vendit. Shefi i Kabinetit e paraqiti një pasqyrë të përgjithshme të Misionit dhe të sfidave së bashku me Deklaratën tonë të Misionit, për ti njoftuar këta policë me misionet ndërkombëtare të ofrimit të shërbimeve policore. Delegacioni gjerman, po ashtu, shkoi në bazën e Misionit në Mitrovicë ku mori pjesë në një prezantim të kryer nga Njësia Policore e Specializuar Polake.