11 maj 2016
Gjatë periudhës nga 3 deri 5 maj, EULEX-i organizoi dhe financoi një trajnim për Policinë Kufitare dhe Doganën e Kosovës në fushën e zbulimit të drogës. Në këtë trajnim morën pjesë dy trajnerë nga Forca Kufitare e Mbretërisë së Bashkuar dhe pesëmbëdhjetë zyrtarë nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës.
Qëllimi i këtij trajnimi ishte përmirësimi i sigurisë kufitare përmes ngritjes së kapaciteteve të Policisë Kufitare dhe Doganës së Kosovës për profilizimin e drogave, ndjekjen e zinxhirit të provave, dhe kontrollimin, marrjen në pyetje, dhe arrestimin e të dyshuarve.
Ky trajnim i specializuar do të ndihmojë në shtimin e kapaciteteve të Policisë Kufitare dhe Doganës së Kosovës për parandalimin, zbulimin, si dhe hetimin e krimeve të rënda ndërkufitare, posaçërisht krimit të trafikimit të drogës, në përputhje me kushtet që parashihen në udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave me Kosovën *.
Përveç ofrimit të këtij trajnimi të specializuar në fushën e zbulimit të drogës, EULEX-i do ti dhurojë dy shërbimeve për zbatimin e ligjit tetë pako për testimin e drogës me qëllim që zyrtarët që punojnë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës dhe në pikëkalimet kufitare të kryejnë testime të drogës në vend.