Lajme

Gjyqtarët e EULEX-it mbajtën ligjëratë në Fakultetin Juridik në Prizren

12 maj 2016

Sot, gjyqtarët e EULEX-it Darius Sielcki dhe Ana Adamska Galant mbajtën një ligjëratë para më shumë se pesëdhjetë studentëve nga Universiteti i Prizrenit.

Prezantimet e gjyqtarëve të EULEX-it kryesisht ishin të përqendruara në konceptet e sundimit të ligjit, vështirësitë dhe përvojat përgjatë procesit, dhe krimin e organizuar dhe krimet e luftës. 

Studentët morën pjesë në mënyrë aktive duke parashtruar pyetje për metodologjinë, ligjet, rregulloret dhe procedurat e nevojshme për t’u marrë me rastet e krimit të organizuar në Kosovë.

Kjo është vizita e dytë në Fakultetin Juridik në Prizren. Vizita ishte organizuar me kërkesën e Dekanit të Fakultetit Juridik Prof. Dr. Arif Riza.