31 maj 2016
Në një ceremoni të organizuar sot nga EULEX-i u bë prezantimi zyrtar i Doracakut për Jurisprudencë, i cili është rezultat i një bashkëpunimi shumë të suksesshëm dhe të frytshëm ndërmjet gjyqtarëve të Kosovës dhe atyre të EULEX-it.
Ceremoninë e prezantimit e hapën Ondrej Pridal, udhëheqës i projektit të Doracakut për Jurisprudencë dhe gjyqtar i EULEX-it në Penalin e Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës, Bernd Thran, Zëvendësshef i Misionit dhe Sahit Sylejmani Kryetar i Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës.
Qëllimi i Doracakut është ta bëjë shpërndarjen e njohurisë për jurisprudencën e Panelit të Apelit të Dhomës së Posaçme dhe ta stabilizojë edhe më tej vazhdimësinë dhe koherencën e tij. Anëtarët e Panelit të Apelit i kanë mbledhur dhe i kanë klasifikuar rastet kryesore, raste të cilat përsëriten posaçërisht në gjykatat tona dhe rastet me rëndësi të madhe për unifikimin e jurisprudencës. Rastet kryesore janë zgjedhur me kujdes me qëllim të paraqitjes së mënyrës së gjykimit të rasteve të ngjashme nga ana e Panelit të Apelit.
Gjyqtari i EULEX-it Ondrej Padel i falënderoi mysafirët për praninë e tyre, KGJK-në dhe Ministrinë e Drejtësisë për mbështetjen e tyre dhe në veçanti i falënderoi ata që kanë kontribuuar në këtë projekt.
Ne vërtetë besojmë që rezultat i këtij projekti do të jetë parashikueshmëria shumë më e mirë e vendimeve të Gjykatës Supreme dhe gjykimi më i shpejtë i rasteve. Nga kjo do të përfitojnë të gjithë klientët e gjykatave tona, në veçanti populli i Kosovës, të cilët do të njoftohen lidhur me rezultatet e pritura të ankesave të tyre. Gjyqtarët dhe avokatët mund ta shfrytëzojnë këtë libër si udhërrëfyes për punën e tyre, tha Padel gjatë fjalimit të tij.
Zëvendësshefi i Misionit EULEX, Bernd Thran po ashtu e shfrytëzoi këtë rast për ti falënderuar të gjithë personat e përfshirë në hartimin e një publikimi aq të rëndësishëm, i cili nuk do tiu shërbejë vetëm atyre që punojnë në fushën e drejtësisë por po ashtu edhe popullit të zakonshëm të Kosovës, Drejtësia nuk është për avokatët, për gjyqtarët, për prokurorët, për burokratët: drejtësia ekziston për të mirë të popullit tha z. Thran, Zëvendësshef i Misionit gjatë fjalimit të tij.
Kryetari i Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës, Sahit Sylejmani, ia shprehu mirënjohjen e tij EULEX-it për mbështetje duke shpresuar që ky projekt do të vazhdojë me vëllime shtesë.
Qëllimi përfundimtar i këtij projekti është që tiu dorëzohet gjyqtarëve të Kosovës në mënyrë që ata ta vazhdojnë projektin dhe të nxjerrin vëllime shtesë me zhvillimin e mëtejmë të jurisprudencës së Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës, duke shpresuar që Ministria e Drejtësisë dhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës do ta përkrahin projektin edhe më tej.
Për ta parë versionin në PDF të Doracakut për Jurisprudencë ju lutemi klikoni në vegzat e mëposhtme:
Doracaku për Jurisprudencë - ANGLISHT
Doracaku për Jurisprudencë SHQIP
Doracaku për Jurisprudencë SERBISHT