25 gusht 2016
Sot, ushtruesi i detyrës së Shefit të Misionit, Bernd Thran, dhe Shefi i Kabinetit, John Rouse, mbajtën një takim në selinë kryesore të EULEX-it me Shefin e Sektorit për Operacione në selinë kryesore të NATO-s, z. Michel Soula, dhe me këshilltaren politike në Sektorin për Operacione, znj. Liliane Maes.
Pas një njoftimi të shkurtër lidhur me zhvillimet në Kosovë që kanë të bëjnë me mandatin e Misionit, z. Thran mirëpriti qëllimin e z. Soula që NATO dhe BE të vazhdojnë të punojnë së bashku për ti identifikuar objektivat e përbashkëta, ndërsa diskutuan në mënyrë më të përgjithshme lidhur me fushat e interesave të përbashkëta BE-NATO në Kosovë.