Lajme

Shefja e Misionit EULEX mori pjesë në ceremoninë e ndërrimit të komandës së KFOR-it

01 shtator 2016

Shefja e Misionit EULEX, Ambasadorja Alexandra Papadopoulou, mori pjesë në ceremoninë e ndërrimit të komandës së KFOR-it ku Gjeneral Majori (i Armatës së Italisë) Guglielmo Luigi Miglietta u zëvendësua nga Gjeneral Majori (i Armatës së Italisë) Giovanni Fungo.  

“Është nder dhe privilegj që marr pjesë në ceremoninë e sotme e cila i vlerëson të arriturat e partnerëve të përkushtuar nga radhët e bashkësisë ndërkombëtare, institucioneve në Kosovë, si dhe shteteve që kontribuojnë me trupa ushtarake për mbështetjen e tyre të vazhdueshme,” tha Ambasadorja Papadopoulou.

Ambasadorja Papadopoulou në këtë ceremoni u shoqërua nga Zëvendës-Shefi i Misionit Bernd Thran ku ata përcollën një paradë e cila përfshinte edhe pranim-dorëzimin simbolik të përgjegjësive nga Komandanti në largim tek ai në ardhje i forcës për Kosovën.