Lajme

Shefja e EULEX-it u takua me Presidentin Thaçi

02 shtator 2016

Sot, zj. Alexandra Papadopoulou u takua me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, takimi zyrtar ky i pari i saj në cilësinë e Shefes së Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX).

“Unë e kisha takimin e parë të shkëlqyeshëm me Presidentin Thaçi. Ne e ri-përsëritëm përkushtimin tonë të përbashkët për të bashkuar ekspertizën dhe resurset tona në mënyrë që të mbështetet Sundimi i Ligjit. Mandati i ri e hap një kapitull të ri për EULEX-in dhe Kosovën.  Të gjithë ne do të vazhdojmë të punojmë në një partneritet edhe më të ngushtë me partnerët tonë në Bashkimin Evropian dhe në bashkësinë ndërkombëtare,” tha zj. Papadopoulou.


Shefja e Misionit dhe Presidenti Thaçi diskutuan për çështje të interesit të ndërsjellë, e në veçanti për luftimin e ndërhyrjes politike në drejtësi.  

Zj. Papadopoulou, një diplomate e lartë greke me përvojë të gjerë në Ballkan, ka shërbyer më parë në Kosovë si Shefe e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në vitin 2000. Angazhimet e kohëve më të fundit të saj përfshijnë shërbimin si Përfaqësuese e Përhershme e Greqisë në Bashkimin Evropian në Bruksel, Belgjikë, si dhe Drejtoreshë e Përgjithshme për çështjet e BE-së në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Greqisë gjatë kryesimit të BE-së nga Greqia në vitin 2014. Po ashtu, zonja Papadopoulou ka shërbyer si Zëvendës-Përfaqësuese e Përhershme e Greqisë në Kombet e Bashkuara, si dhe Shefe e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Shkup për pesë vjet.