Lajme

Një delegacioni polak nga Ministria e Punëve të Jashtme vizitoi EULEX-in

29 shtator 2016

Udhëheqësja e Misionit për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX), znj. Alexandra Papadopoulou takoi sot një delegacion nga Ministria polake e Punëve të Jashtme. Znj. Papadopoulou  informoi delegacionin lidhur me punën që e ka kryer misioni si edhe për mandatin e tij të ri dhe procesin e ri-konfigurimit që është në vijim e sipër.  Udhëheqësja e misionit theksoi gatishmërinë e misionit për mbështetjen e institucioneve të sundimit të ligjit të Kosovës dhe e falënderoi ministrinë polake për mbështetjen e tyre të vazhdueshme për EULEX-in.