11 tetor 2016
Një grup prej njëzet e tre anëtarëve të Qendrës Shtetërore për Edukim Shoqëror të Baden-Württemberg në Gjermani e vizituan EULEX-in më 11 tetor gjatë vizitës së tyre studimore në Kosovë.
Qendra Shtetërore për Edukim Shoqëror e Baden-Württemberg është një organizatë qeveritare jo-fitim prurëse e përkushtuar për të mbështetur dhe fuqizuar qëndrimet demokratike, njohuritë politike dhe pjesëmarrjen në shoqërinë e gjerë.
Këtë grup e priti Zëvendës-shefi i Misionit, Bernd Thran dhe Eva Gutjahr, Këshilltare Politike /Zyrtare për Raportimi në EULEX, i cili e informoi grupin lidhur me mandatin aktual të këtij Misioni, për faktet dhe të dhënat kryesore dhe për aspektet e përgjithshme politike në Kosovë.