Lajme

Shefja e EULEX-it u takua me delegacionin e Amnesty International që ndodhet për vizitë në Kosovë

29 nëntor 2016

Shefja e Misionit Alexandra Papadopoulou u takua sot, më 29 nëntor 2016, me delegacionin e Amnesty International i cili ndodhet për vizitë në Kosovë dhe i cili kryesohet nga zj. Gauri van Gulik, Zëvendësdrejtore e programit për Evropë, Azi Qendrore dhe Ballkan. Gjatë këtij takimi u diskutua për mandatin aktual të EULEX-it, zhvillimet në fushën e ofrimit të qasjes në drejtësi, përfshirë këtu përmes hetimeve dhe ndjekjeve penale, si dhe për procesin e dorëzimit të dosjeve të EULEX-it tek institucionet e vendit. “EULEX-i do ta zbatojë me përpikëri mandatin e tij duke i respektuar kriteret evropiane për të drejtat e njeriut,” tha zj. Papadopoulou.