Lajme

Shefja e EULEX-it e emëroi Kryetaren e Dhomave të Specializuara të Kosovës

14 dhjetor 2016

Shefja e Misionit EULEX, zj. Alexandra Papadopoulou, më 14 dhjetor e emëroi Dr. Ekaterina Trendafilova në pozitën e Kryetares së Dhomave të Specializuara të Kosovës, në përputhje me mandatin e paraparë me anë të Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Prokurorinë e Specializuar. 

Zj. Papadopoulou i uroi Dr. Trendafilovas sukses në zbatimin e mandatit të Dhomave të Specializuara të Kosovës. Ajo, po ashtu, e ritheksoi zotimin e plotë të EULEX-it për Dhomat e Specializuara në Hagë dhe kontributin e tij për sundimin e ligjit në Kosovë. 

Për më shumë informata rreth Kryetares Trendafilova dhe Dhomave të Specializuara të Kosovës, mund të kontaktoni drejtpërdrejtë me Dhomat e Specializuara të Kosovës.