Lajme

Studentët e programit master e vizituan EULEX-in

19 janar 2017

Dje, studentët e programit Master Evropian për të Drejtat e njeriut dhe demokratizim (EMA) dhe të Qendrës Ndëruniversitare Evropiane (EIUC), Venedik e vizituan Misionin EULEX në Kosovë. Rreth 120 studentë të diplomuar u informuan për sfidat e zbatimit të mandatit të EULEX-it.

Zj. Alexandra Papadopoulou, Shefe e Misionit EULEX në Kosovë, si një prej ligjëruesve kryesore foli për mandatin e EULEX-it në kontekstin e përgjithshëm kosovar, duke bashkëbiseduar me studentët në sesionin e pyetjeve dhe përgjigjeve që zgjati më shumë se një orë.  

Marianne Fennema, Shefe e Zyrës Ligjore dhe për të Drejta të Njeriut, dhe dy gjyqtarë të EULEX-it, Ana Adamska dhe Werner Kannenberg ishin gjithashtu të pranishëm gjatë kësaj ligjërate. Gjyqtarët e EULEX-it i sqaruan përgjegjësitë e tyre në kuadër të funksioneve ekzekutive të këtij Misioni duke e theksuar rolin e tyre në zbatimin e drejtësisë në Kosovë. Zj. Fennema sqaroi se të drejtat e njeriut paraqesin një pjesë përbërëse të zbatimit të sundimit të ligjit nga ana e EULEX-it, i cili është Misioni i vetëm i PPSM (“CSDP”) me funksione ekzekutive.  

Kjo është vizita e katërt me radhë nga EMA, duke e bërë këtë ligjëratë vjetore. EMA është një program akademik intensiv njëvjeçar gjatë të cilit studentët nga mbarë bota studiojnë për të drejtat e njeriut dhe demokratizimin. “Ishte interesante për ne, sepse shumica prej nesh nuk e kemi ndërlidhur Bashkimin Evropian me të drejtat e njeriut, por ë shumë si një integrim ekonomik. Ardhja jonë këtu dhe të parët se si bëhen gjërat konkretisht është një diçka e paçmueshme për ne si studentë,” tha një student pas takimit.

Sipas Marijana Grandits, Koordinatore Akademike, qëllimi i kësaj vizite ishte që të “bëhet një konkretizim, sepse ata qëndrojnë nëpër ligjërata dhe dëgjojnë për gjithë konventat e mrekullueshme, por çfarë nënkuptojnë ato në të vërtetë në terren? Kështu, studentët e shohin se cilat janë implikimet e tyre, si dhe e kanë mundësinë ta shohin se si zbatohen ato.”

Personeli i EULEX-it i jep donacion Kryqit të Kuq të Kosovës

Sot, Shefja e Misionit EULEX Zj. Alexandra Papadopoulou e udhëhoqi ceremoninë e dhurimit të 3.218 € të mbledhura nga personeli i EULEX-it pë Kryqin e Kuq të Kosovës. Kjo shumë që iu dorëzua Prof. Dr. As. Adem Nura, Kryetar i kryqit të kuq të Kosovës, ishte mbledhur gjatë një organizimi tradicional për bamirësi të bërë nga kontigjentet e EULEX-it dhe vullnetarët nga radhët e personelit vendas.