Lajme

Prokurori i EULEX-it ligjëron në klinikën juridike të drejtpërdrejtë D4J

02 shkurt 2017

Ndërmjet programit të Klinikës juridike të drejtpërdrejtë të D4J dhe Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) është duke u zhvilluar një bashkëpunim i shkëlqyeshëm. Ky bashkëpunim i ka hapur rrugë prokurorit të EULEX-it Drew G. Engel që ta mbajë një ligjëratë me titull “Fshehtësia për një ekzaminim të suksesshëm” për studentët dhe avokatët e kësaj Klinike, për të cilët kjo ishte një mundësi e shkëlqyeshme që të mësojnë nga përvoja ndërkombëtare e z. Engel. Kjo ligjëratë ishte e para për prokurorët e EULEX-it, ndërsa D4J shpreson që të vazhdojë ky bashkëpunim me EULEX-in në të ardhmen pasi që D4J po planifikon që ta përmirësojë dhe përsërisë këtë degë të arsyeshme, pa pagesë të edukimit klinik për të gjitha fakultetet juridike të interesuara në Kosovë.

Kjo ligjëratë i mundësoi të pranishmëve që të mësojnë për hapat të cilët duhet ndjekur për ekzaminimin e suksesshëm të dëshmitarit gjatë pyetjeve të drejtpërdrejta dhe të tërthorta si dhe për shfrytëzimin efektiv të drejtës për t’i “kundërshtuar” pyetjet e prokurorisë. Gjithashtu, z. Engel dha udhëzime lidhur me mbrojtjen e të drejtave të klientit si dhe këshilla për mënyrën se si të tejkalohen sfidat tjera që janë të veçanta për këtë profesion.

Klinika e Drejtpërdrejtë e të Drejtës Penale në kuadër të Programit Kërkesa për Drejtësi (D4J) i ofron studentëve të Fakultetit Juridik mundësinë që t’u ndihmojë avokatëve të OAK në përfaqësimin e tyre pa pagese të pandehurve të varfër. Kjo klinikë i shërben 14 studentëve, ku secili prej tyre do ta ketë mundësinë për t’i aplikuar njohuritë akademike të tyre duke punuar drejtpërsëdrejti në lëndët ligjore nën përkujdesjen e avokatëve të OAK gjatë vitit të katërt të studimeve të tyre për juridik apo në programin Master.

Programi Kërkesa për Drejtësi synon ta fuqizojë kërkesën e qytetarëve për drejtësi në Kosovë. Ky program zbatohet nga NCSC dhe mbështetet nga Departamenti i Shtetit/INL i SHBA-ve.