Lajme

Shefja e Misionit EULEX takoi Komisionerin e Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut

07 shkurt 2017

Shefja e Misionit EULEX zj. Alexandra Papadopoulou takoi sot Komisionerin e Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut z. Nils Muižnieks, me të cilin diskutoi rreth përpjekjeve për fuqizimin e sundimit të ligjit në Kosovë në kuadër të mandatit aktual të EULEX-it. Ata po ashtu folën rreth sfidave për sigurimin e drejtësisë tranzicionale në shqyrtimin e rasteve të krimeve të luftës.