22 shkurt 2017
Dje, studentë nga Université de Strasbourg, pjesë e studimeve Masters të Arteve nga fusha e sigurisë evropiane dhe stabilitetit ndërkombëtar, e vizituan Misionin EULEX në Kosovë. Njëzetë e shtatë studentë u informuan rreth mandatit të Misionit dhe sfidave për zbatimin e tij.
Henri Clement, udhëheqës i njësisë këshilluese për punë të brendshme, dhe Marc Meslin, këshilltar ligjor, folën në hollësi rreth mandatit të EULEX-it, duke iu përgjigjur pyetjeve të studentëve të vitit të dytë.
“Në klasë ne lexojmë dhe mësojmë shumë për Kosovën, por ardhja këtu na bëri që të kuptojmë se si ajo teori zbatohet prej misionit” tha njëri nga studentët, ndërsa një student tjetër vazhdoi “është interesante të shihet se si dallimet në gjuhë dhe kulturë e sfidojnë misionin”.
Alexis Vahlas, profesor i asociuar në Université de Strasbourg, ishte me studentët dhe theksoi, “Vështirësitë për ndryshimin e gjërave shihen në praktikë, jo në libra”.
Ky është viti i pestë që studentë nga Université de Strasbourg vizitojnë EULEX-in. Studentët do të qëndrojnë në Kosovë për një javë dhe do të vizitojnë institucione të ndryshme për të bërë kombinim të asaj që mësojnë në teori nëpër tekste dhe asaj që zbatohet në praktikë.