01 mars 2017
Shefja e Misionit EULEX, zj. Alexandra
Papadopoulou, vizitoi veriun e Kosovës dhe takoi kryetarët e komunave të Leposaviqit
dhe të Zveçanit. Gjatë takimeve me secilin prej tyre, ata folën për tema
të rëndësishme për komunitetin lokal, si për lirinë e lëvizjes, regjistrimin
civil dhe tabelat e regjistrimit të veturave.
Znj. Papadopoulou e theksoi
nevojën për angazhimin konstruktiv të vazhdueshëm të kryetarëve të komunave,
duke theksuar se bashkëpunimi i tillë është tejet i rëndësishëm për komunitetin
lokal.
Gjatë vizitës së saj, zj. Papadopoulou
po ashtu takoi udhëheqësen e zyrës administrative në Mitrovicën e Veriut, zj. Adrijana
Hodzic. Ato biseduan rreth progresit dhe sfidave të kësaj zyre.
“Ishte inkurajuese të dëgjoja se
të gjithë bashkëbiseduesit e mi ishin të përkushtuar për paqe dhe stabilitet.
Dialogu nuk ka alternativë, dhe EULEX-i është i gatshëm të fasilitojë zbatimin
teknik të marrëveshjeve të arritura gjatë dialogut të fasilituar nga BE-ja mes Beogradit
dhe Prishtinës si hap konkret drejt përmirësimit të jetës së qytetarëve që
jetojnë në mbarë Kosovën,” tha zj. Papadopoulou.
Shefja e Misionit po ashtu bëri vizitë tek ura kryesore dhe pa nga afër punimet për shndërrimin e rrugës Mbreti Peter në Mitrovicën e Veriut në zonë këmbësorësh.