06 mars 2017
Sot, Shefja e Misionit EULEX zj. Alexandra Papadopoulou zhvilloi takim me një delegacion të përbërë prej Qeverisë së Britanisë, ekipit të kapaciteteve nga njësia për stabilizim, dhe policisë së Ministrisë së mbrojtjes. Gjatë këtij takimi, zj. Papadopoulou e informoi delegacionin rreth mandatit të Misionit dhe rreth përpjekjeve për fuqizimin e sundimit të ligjit në Kosovë. Ky ekip gjendet në vizitë në Kosovë me qëllimin e ndryshimit të perceptimeve të policimit ndërkombëtar në Mbretërinë e Bashkuar, me synimin e përgjithshëm të shtimit të pjesëmarrësve të policëve nga MB.