08 mars 2017
Studentet Alexia Cussac dhe Myrtis Vinas-Roudieres nga ‘Ecole Nationale de la Magistrature’ në Francë vizituan Zyrat Kryesore të Policisë së EULEX-it dhe Pallatin e Drejtësisë. Gjatë qëndrimit në Zyrat Kryesore të Policisë së EULEX-it ato biseduan me zyrtarin ligjor Marc Meslin, i cili punon në Zyrën e Kryeprokurorit të EULEX-it.
Dje, që të dy studentet po ashtu e vizituan edhe Pallatin e Drejtësisë dhe vijuan nga afër dy seanca të gjykimeve. Ato takuan gjyqtarin Malcolm Simmons, i cili ndau dijen e tij me gjyqtaret e ardhshme.
Kjo shënon përfundimin e vizitës së tyre studimore dyjavore në Kosovë, vizitë kjo e bashkërenduar me Institutin Gjyqësor të Kosovës dhe Ambasadën e Francës.