Lajme

Sundimi i ligjit është thelbësor për një klimë pozitive të investimeve

22 mars 2017

EULEX-i bashkë me Zyrën e BE-së, u takuan dhe biseduan me një delegacion ekonomik nga Austria i përbërë nga përfaqësues të Ministrisë së Ekonomisë të Austrisë, Odës Ekonomike të Austrisë dhe të kompanive austriake gjatë vizitës së tyre në Kosovë.  Gunnar Eichholz, këshilltar politik /zyrtar për raportim, e njoftoi këtë delegacion lidhur me rolin e EULEX-it dhe rëndësinë e sundimit të ligjit si një element kryesor për një klimë pozitive për i nvestime. Ky takim u organizua nga Ambasada e Austrisë dhe u mbajt në Qendrën Kulturore dhe për Informim të BE-së.