Lajme

EULEX-i thelbësor për sigurimin e të ardhmes së SEED

27 mars 2017

Ekspertët nga EULEX-i Alan Wilson dhe Luca Zonta, nga Njësia këshilluese për çështje policore dhe kufitare, morën pjesë në takimin e parë rajonal të projektit SEED për mirëmbajtje dhe zhvillim dhe në punëtorinë e përbashkët SEED-CEFTA të mbajtur më 22-23 mars në Mal të Zi.  Shkëmbimi Elektronik Sistematik i të Dhënave (SEED) është projekt që shërben për rritjen e kapaciteteve administrative të përfituesve sa i përket shkëmbimit të informatave me agjencitë e tjera rajonale të zbatimit të ligjit. Më tej, projekti i ndihmon përfituesve që ende nuk janë shtete anëtare të Bashkimit Evropian që të familjarizohen me konceptin e shkëmbimit elektronik të të dhënave siç kërkohet nga sistemet e Komisionit Evropian.

Delegacione nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, IRJM, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia, si dhe përfaqësues nga struktura të marrëveshjes së Evropës qendrore për tregti të lirë (CEFTA), (Komisioni për lehtësimin e tregtisë), morën pjesë në takim dhe punëtori. Pjesëmarrja e EULEX-it ishte e mirëpritur, dhe iniciativa e fundit nga EULEX-i në kontekstin e dialogut – përkatësisht themelimi i grupit teknik të SEED – u theksua gjatë prezantimit të parë të dhënë nga drejtori i projektit SEED. Gjithashtu, përfaqësuesit nga dogana e Serbisë e udhëhoqën prezantimin e tyre me takimin e kohëve të fundit të grupit teknik SEED të mbajtur në pikëkalimin e përbashkët në Merdarë më 8 mars, duke e njohur këtë iniciativë si propozim nga EULEX-i. Ekspertët nga EULEX-i dhanë një prezantim të shkurtë rreth rolit dhe objektivave të grupit teknik SEED. Gjatë fjalimeve përmbyllëse, organizuesit e theksuan rolin e EULEX-it për sigurimin e vazhdimësisë së programit SEED, duke theksuar se “roli i EULEX-it ka qenë thelbësor për sigurimin e të ardhmes së SEED”. Këto iniciativa qojnë drejt integrimeve rajonale më të gjera dhe drejt krijimit të një Bashkimi të Ballkanit Perëndimor, dhe një tregu të vetëm në kuadër të integrimit të ardhshëm euroatlantik.