31 mars 2017
Mes datës 27 dhe 31 mars, një vizitë studimore në MB u organizua nga EULEX-i në partneritet me Zyrën ndërlidhëse ndërkombëtare të doganës së MB dhe Departamentin e Shtetit të SHBA – Programi për kontrollin e eksportit dhe sigurinë kufitare të ndërlidhur (EXBS), që sponsorizuan vizitën. Vizita studimore tek agjencitë e MB për sundimin e ligjit dhe inteligjencën përgjegjëse për sigurinë kufitare kishte për qëllim zhvillimin e menaxhimit të kufirit të Kosovës, dhe në veçanti, të Qendrës Kombëtare për Menaxhim të Kufirit - QKMK. Qëllimi i QKMF është që Kosovës t’i ofrojë kapacitete teknike për sistemimin, analizimin dhe shpërndarjen e informatave, kryerjen e analizave të rreziqeve nga agjenci të shumëfishta, që të ndihmojë agjencitë kufitare në luftimin e krimeve ndërkufitare dhe të organizuara, dhe të ndihmojë luftimin e korrupsionit. Delegacioni nga Kosova ishte i përbërë prej zëvendësministrit të punëve të brendshme/koordinatori nacional për MIK dhe përfaqësues të lartë nga të tri autoritetet kufitare, përfshirë drejtorin e përgjithshëm të doganës së Kosovës.