Lajme

Këshilltarja kryesore e EEAS Mara Marinaki i vizitoi gratë në Kosovë

04 maj 2017

Si pjesë e vizitës së saj që po vazhdon në Kosovë, Mara Marinaki, Ambasadorja dhe Këshilltarja Kryesore për çështje Gjinore e EEAS, së bashku me Alexandra Papadopoulou, Shefe e Misionit EULEX, u takuan me përfaqësuese të ndryshme shqiptare dhe serbe të Kosovës të rrjeteve të OJQ-ve të grave, duke e përfshirë femrën e vetme kryetare të komunës në Kosovë, zj. Mimoza Kusari-Lila.