Lajme

Në takimin e Bordit të Përbashkët për Bashkërendimin e Sundimit të Ligjit u diskutuan çështjet kryesore lidhur me sundimin e ligjit në Kosovë

12 maj 2017

Dje, Shefja e Misionit EULEX, Alexandra Papadopoulou mori pjesë në takimin e rregullt të Bordit të Përbashkët Bashkërendues për Sundimin e Ligjit (BPSL) të kryesuar nga Ministrja e Drejtësisë në largim, Dhurata Hoxha. Po ashtu, të pranishëm ishin edhe Shefja e Zyrës së BE/PSBE, Nataliya Apostolova, Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Nehat Idrizi, Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Blerim Isufi, si dhe zyrtarë tjerë të institucioneve për sundimin e ligjit.
 
Gjatë takimit të BPSL-së, Shefja e Misionit EULEX Alexandra Papadopoulou tha që, ndërsa sektori i sundimit të ligjit në Kosovë është duke ecur në drejtimin e duhur, shumë elementë të tij ende kanë nevojë për vëmendje, veçmas kur bëhet fjalë për harmonizimin e legjislacionit dhe praktikave ekzistuese me standardet e BE-së. "EULEX-i angazhohet për një rishikim gjithëpërfshirës të sundimit të ligjit i cili do të merrej me të gjitha problemet ekzistuese në tërësi. Kjo do të sigurojë që të gjitha elementet të përplotësojnë njëri tjetrin dhe në përputhje me standardet e BE-së dhe aspiratat evropiane të Kosovës”.