Lajme

Zëvendës-shefi i Misionit EULEX jep ligjëratë në UBT mbi temën e përvojës evropiane të Gjermanisë

16 maj 2017

Sot, zëvendës-shefi i EULEX Kosova Bernd Thran dha ligjëratë në Universitetin për Biznes dhe Teknologji (UBT) në Prishtinë mbi temën e përvojave evropiane të Gjermanisë.

Z. Thran, i cili është edhe zyrtar policor i lartë nga Gjermania, foli për marrëdhëniet e Gjermanisë me fqinjët e saj pas Luftës së Dytë Botërore, për fillimin e Bashkimit Evropian, si dhe për përvojat e shtetit të vet me ribashkimin.

Ai e përmbylli ligjëratën duke thënë se çelësi për përmirësimin e marrëdhënieve mes popujve të ndryshëm është që të dyja anët t’i marrin vet vendimet për të ardhmet e veta: “Nuk do të jetë as BE-ja e as ndonjë prani tjetër ndërkombëtare që do të marrin pronësi të miqësisë dhe procesit të partneritetit mes qytetarëve të Kosovës, këtë duhet ta bëni ju, ju duhet ta trasoni rrugën për ta bërë këtë të mundshme.”

Rektori i UBT, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, i uroi mirëseardhje zëvendësshefit të Misionit EULEX, dhe e falënderoi për kohën e ndarë për të biseduar me studentë.

Ligjërata u organizua nga Zyra e Përfaqësuesit Special të BE si pjesë e iniciativës EU Teach-a-Day/Një ditë mësimi për BE, e cila mbahet çdo vit rreth Ditës së Schumanit, ku përfaqësues të lartë të BE-së japin një sërë ligjëratash për studentët në Kosovë.