Lajme

Delegacioni parlamentar çek e vizitoi EULEX-in

06 qershor 2017

Dje, Zëvendës-shefi i EULEX-it, Bernd Thran, u takua me përfaqësuesit e Komisionit për Çështje të Bashkimit Evropian dhe të Komisionit për Punë të Jashtme, Mbrojtje dhe Siguri të Senatit të Parlamentit të Republikës së Çekisë.

Në këtë takim, z. Thran e njoftoi delegacionin lidhur me mandatin dhe aktivitetet e Misionit, duke dhënë gjithashtu hollësi për progresin dhe sfidat e Kosovës në fushën e sundimit të ligjit.