22 qershor 2017
Sot, një grup prej njëzet e pesë studentëve të Departamentit për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Kolegji Universitar i Amsterdamit. E vizituan EULEX-in në kuadër të udhëtimit studimor të tyre në Kosovë.
Këta studentë morën pjesë në një diskutim aktiv lidhur me mandatin e Misionit dhe për angazhimet e tij në Kosovë. Këto diskutime u udhëhoqën nga Katja Dominik, Shefe e Sektorit Ekzekutiv, Martin Cunningham , Shef i Sektorit për Fuqizim, Gunnar Eichholz nga Departamenti Politik dhe Dragana Nikolic Solomon, Shefe e Zyrës për Shtyp dhe Informim Publik.