12 korrik 2017
Sot, EULEX-i bëri një prezantim para grupit komandues dhe udhëheqësve kryesorë të KFOR-it si pjesë e trajnimit të KFOR-it për udhëheqësit kryesorë për t’u njoftuar me organizatat e ndryshme ndërkombëtare në Kosovë para se të fillojnë detyrën.
Zëvendësshefi i Misionit EULEX, z. Bernd Thran, ishte nikoqir i takimit gjatë të cilit u bënë prezantime shtesë edhe nga ana e Shefit të Kabinetit të EULEX-it, z. John Rouse. Z. Thran dhe z. Rouse shpjeguan se si funksionon Misioni, si dhe në veçanti folën rreth bashkëpunimit dhe bashkërendimit operacional të EULEX-it me KFOR-in. Pjesë e këtij delegacioni të udhëheqësve kryesorë të KFOR-it, të cilët pritet t’i fillojnë detyrat, ishin Zëvendëskomandanti i KFOR-it, Shefi i Kabinetit, dhe Drejtori i ekipit të NATO-s për këshillim dhe ndërlidhje.