Lajme

EULEX-i i jep donacion institucionit të Avokatit të Popullit të Kosovës

07 shtator 2017

Sot, EULEX-i i ka dorëzuar një automjet Avokatit të Popullit të Kosovës si donacion për këtë institucion.

EULEX-i ka traditë të gjatë të dhurimit të veturave dhe pajisjeve të tjera institucioneve të Kosovës për të mbështetur iniciativat për ngritjen e kapaciteteve dhe zbatimin e praktikave më të mira.