Lajme

EULEX i gatshëm të mbështesë sundimin e ligjit në Kosovë – zj. Papadopoulou Kryeministrit të ri

12 shtator 2017

Shefja e EULEX-it Alexandra Papadopoulou takoi sot Kryeministrin e ri të zgjedhur të Kosovës, z. Ramush Haradinaj. Ata diskutuan për fuqizimin e institucioneve kosovare të sundimit të ligjit dhe rëndësinë e partneritetit të vazhdueshëm mes Kosovës dhe EULEX-it.
 
Zj. Papadopoulou ritheksoi se EULEX-i është i gatshëm të mbështesë Kosovën në rrugën e saj drejt integrimit evropian në fushën e trajtimit të sfidave që ndërlidhen me sundimin e ligjit.
 
Ajo po ashtu theksoi se qeveria e re duhet të vazhdojë të punojë për fuqizimin e institucioneve dhe zbatimin e reformave të nevojshme, në veçanti për sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit, në pajtim me Marrëveshjen për Stabilizim dhe Asociim, Agjendën e Reformave Evropiane, dhe marrëveshjet e tjera përkatëse mes BE-së dhe Kosovës.