Lajme

Një delegacion nga Policia e Danimarkës viziton EULEX-in

15 shtator 2017

Sot, Zëvendësshefi i EULEX-it z. Bernd Thran takoi një delegacion me përfaqësues nga Policia e Danimarkës për të diskutuar rreth kontributit të Danimarkës përmes zyrtarëve policorë të angazhuar në EULEX dhe nëpër misione ndërkombëtare në përgjithësi, dhe për të diskutuar rreth sundimit të ligjit në Kosovë.

Pjesë e delegacionit ishin Magnus Andresen, Kryeinspektor policor në Departamentin e Policisë së Nordsjællands, Jytte Storgaard, përfaqësues nga Zyra nacionale e Komisionerit të Danimarkës për angazhime ndërkombëtare, si dhe Pelle Nigard, psikolog nga Policia Nacionale e Danimarkës.