Lajme

Seminari dyditor në mbështetje të zhvillimit të Qendrës për Bashkëpunimin Policor Trepalësh në Mal të zi

22 shtator 2017

Këshilltari për MIK i EULEX-it, Alan Wilson mori pjesë në një seminar dyditor të përqendruar në “Shkëmbimin e praktikave më të mira” për zhvillimin e Qendrës për Bashkëpunim Policor Trepalësh në Plavë, Mali i zi. Ky takim u mbajt në Podgoricë dhe Plavë më 19 dhe 20 shtator dhe ishte i sponsorizuar nga Programi i Departamentit të Shtetit i SHBA-ve për Kontrollin e Eksportit dhe Sigurinë e Kufirit (EXBS) në partneritet me Projektet e IPA 2013 për Ballkanin Perëndimor.

Në këtë takim kanë marrë pjesë përfaqësuesit e Policisë së Kufirit  nga Shqipëria, Kosova dhe Mali i zi, të cilat së bashku do të jenë pjesë e kësaj Qendre Trepalëshe. Ata e patën mundësinë t’i shihnin prezantimet e policive nga Italia dhe Bosnja e Hercegovina. Këshilltari për MIK i EULEX-it është duke bashkëpunuar ngushtë me EXBS në disa projekte për përmirësimin e operacioneve për sigurinë e kufirit të Kosovës, duke përfshirë shkëmbimin e informatave, trajnimet rajonale dhe bashkëpunimin ndërkufitar. Krijimi dhe zhvillimi i Qendrës për Bashkëpunim Policor Trepalësh në Plavë është pikë-rëndesa e angazhimeve të EULEX-it për zhvillimin e Qendrës Kombëtare të Kosovës për Menaxhimin e Kufirit.

Z. Alan Wilson, me kërkesë të EXBS, do të vazhdojë të ofrojë mbështetje teknike dhe këshilla për zhvillimin e Qendrës Trepalëshe në Plavë.