Lajme

Shefja e Misionit EULEX u takua me Zëvendëskryeministrin

26 shtator 2017

Në vazhdën e takimeve me partnerët vendas dhe ndërkombëtarë në Kosovë, Shefja e Misionit për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) zj. Alexandra Papadopoulou e zhvilloi sot një takim me Zëvendëskryeministrin z. Enver Hoxhaj. Zj. Papadopoulou e uroi z. Hoxhajn për detyrën e re, si dhe e theksoi rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit në mes të EULEX-it dhe institucioneve të Kosovës në fushën e sundimit të ligjit. Po ashtu, gjatë këtij takimi Shefja e Misionit e theksoi rëndësinë e përkushtimit të institucioneve kosovare për tejkalimin e sfidave aktuale në fushën e sundimit të ligjit.