Lajme

Trajnim nga fusha e avokatisë për studentët e drejtësisë

24 shkurt 2015

Më shumë se gjashtëdhjetë studentë nga Fakulteti i Drejtësisë në Universitetin e Prishtinës kishin rastin të marrin njohuri nga dora e parë nga një ekip i prokurorëve, i gjyqtarëve dhe i zyrtarëve ligjorë të EULEX-it lidhur me procedurën gjyqësore.

Ekipi i ekspertëve gjyqësorë të EULEX-it ka organizuar punëtori dhe trajnime të ndryshme për studentët, përfshirë gjykimet e simuluara, të cilat janë treguar shumë të suksesshme dhe të dobishme për studentët e drejtësisë.

Më 24 shkurt 2015, Kryetari i Gjyqtarëve të EULEX-i t Malcolm Simmons, prokurori Andrew Carney dhe zyrtarët ligjorë David Hegarty dhe Anna Smith e organizuan një punëtori gjysmë ditore lidhur me njohuritë nga fusha e avokatisë për studentët e Fakultetit Juridik.

Salla në të cilën u mbajt trajnimi nga fusha e avokatisë ishte e mbushur përplot me studentë të etur për të mësuar nga përvoja e kombinuar e gjyqtarëve, e prokurorëve dhe e zyrtarëve ligjorë të EULEX-it.

Studentëve u uroi mirëseardhje dekanja e fakultetit Gjyljeta Mushkolaj, ndërsa këtë punëtori atyre ua prezantoi gjyqtari i EULEX-it Malcolm Simmons. Andrew Carney e drejtoi më ej prezantimin.

Dekanja e fakultetit dhe Kryetari i Gjyqtarëve të EULEX-it u pajtuan që EULEX-i të vazhdojë të bashkëpunojë në mbajtjen e punëtorive të ngjashme në të ardhshme, nismë kjo e cila u përkrah nga studentët.

Në verë EULEX-i do ta mbajë një gjykim të simuluar njëditor ku studentët do të kenë rast t'i ushtrojnë shkathtësitë e mësuara gjatë punëtorisë nga fusha e avokatisë.