20 prill 2018
EULEX-i ka ndihmuar një seminar dy-ditor për prokurorët e Kosovës lidhur me aftësitë e për teknikat e intervistimit të dëshmitarëve dhe viktimave të krimeve të luftës me fokus në rastet e dhunës seksuale dhe dhunës në baza gjinore (DHSBGJ) gjatë konflikteve të armatosura.
Ky seminar u mbajt nga Luana Scarcella, Zyrtare Ligjore e EULEX-it dhe Gianfranco Gallo, ekspert ligjor ndërkombëtar.
Qëllimi i saj ishte që pjesëmarrësve t’u ofroheshin njohuri më të mëdha dhe t’i kuptonin aftësitë specifike të nevojshme për intervistimin e dëshmitarëve dhe viktimave të rasteve të krimeve të luftës, veçanërisht ato të natyrës së DHSBGJ.
"EULEX-i ka kënaqësinë që t’i mbështesë prokurorët e Kosovës dhe t’i rrisë njohuritë dhe përvojat e tyre në trajtimin e rasteve të krimeve të luftës. Ky seminar ka ofruar një mundësi të shkëlqyeshme për t’i zhvilluar aftësitë dhe teknikat e tyre të intervistimit të cilat do t’u ndihmojnë më tej sa i përket rasteve të DHSBGJ në konfliktet e armatosura", tha Luana Scarcella, Zyrtare ligjore e EULEX-it.
Gjatë këtyre dy ditëve, seminari u fokusua në njohuritë e pjesëmarrësve lidhur me aftësitë e intervistimit; duke përfshirë planifikimin dhe përgatitjen, ndërtimin e marrëdhënieve dhe menaxhimin e informacionit. Në trajnim është përfshirë familjarizimi i pjesëmarrësve me mënyrat për t’ju qasur pengesave në komunikim si sjellja e vështirë dhe sfiduese, si dhe teknikat për ta kuptuar komunikimin verbal dhe jo-verbal.
Gjatë trajnimit pjesëmarrësit u angazhuan në një analizë të rasteve të krimeve të luftës, duke e shqyrtuar në legjislacionin e Kosovës dhe të drejtën ndërkombëtare për t’i kuptuar më mirë çështjeve kryesore ligjore me të cilat përballen prokurorët. Më pas, pjesëmarrësit punuan në një sesion për planifikimin e intervistës dhe bënë ushtrime në bazë të rasteve studimore ku atyre ju dha mundësia që t’i vënë në praktikë njohuritë dhe aftësitë e fituara gjatë këtij seminari.
Pjesa e fundit e trajnimit u përqendrua në intervistimin e viktimave femra të DHSBGJ në konfliktet e armatosura gjatë të cilës pjesëmarrësit patën mundësinë që t’i japin mendimet dhe komentet e tyre për këto dy ditë pune.
"Marrja e përvojës nga prokurorët që kanë marrë pjesë në gjyqet për krime të luftës është mënyra më e mirë për ne që të fitojmë njohuri. Përvoja e të mësuarit të teknikave profesionale të bërjes së pyetjeve dhe nxjerrjes së dëshmive nga viktimat e luftës do të jetë jashtëzakonisht e dobishme. Një dëshmi e mirë është e domosdoshme për një padi të suksesshme dhe një gjykim të drejtë", tha Arbresha Shala, prokurore në Prokurorinë Themelore të Prishtinës dhe pjesëmarrëse në trajnim.
Në përgjithësi, ky seminar është pjesë e një objektivi më të gjerë për rritjen afatgjate të kapaciteteve të prokurorëve të Kosovës për të planifikuar dhe intervistuar dëshmitarët dhe viktimat e rasteve të krimeve të luftës.
Unë jam Arbresha Shala, prokurore në Prokurorinë Themelore të Prishtinës.
Pritjet e mija janë të larta sepse tema e sotme ka të bëjë me viktimat e krimeve të luftës, me theks të posaçëm në dhunën seksuale.
Ky trajnim do të jetë i dobishëm për avancimin tim profesional. Marrja e përvojës nga prokurorët që kanë marrë pjesë në këto gjykime është mënyra më e mirë për të fituar njohuri.
Unë pres të mësoj nga profesionistët me përvojë lidhur me teknikat e bërjes së pyetjeve dhe nxjerrjen e dëshmive nga viktimat e krimeve të luftës, kur e dimë se sa janë të ndjeshme ato.
Një dëshmi e mirë sjell deri te një padi e suksesshme dhe gjykim i drejtë.