10 tetor 2018
Dje, 9 tetor, zj. Alexandra Papadopoulou, Shef e e Misionit EULEX, i dorëzoi një donacion prej dy veturave zj.Minire Begaj, Udhëheqëse e Komisionit qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë konfliktit të Kosovës, komision ky i mandatuar nga Qeveria e Kosovës për t’i kryer të gjitha procedurat e nevojshme për përcaktimin dhe njohjen zyrtare të statusit të viktimave të krimeve seksuale që ndërlidhen me luftën.
Dorëzimi i dy veturave të markës Nissan Pathfinder u bë gjatë një ceremonie zyrtare dhe ato do të shërbejnë për kryerjen e aktiviteteve të Komisionit për rikthimin e dinjitetit atyre grave që kanë përjetuar keqtrajtime seksuale gjatë konfliktit të viteve 1998-1999 në Kosovë.
EULEX-i ka traditë të gjatë të dhurimit të veturave dhe pajisjeve të tjera institucioneve të Kosovës me qëllim të mbështetjes së ndërtimit të kapaciteteve dhe të iniciativave vendase, dhe do të vazhdojë me mbështetjen e këtyre iniciativave sipas mjeteve dhe mundësive.