Lajme

Një delegacion i NATO-s u takua me Shefen e Misionit EULEX

28 nëntor 2018

Më 27 nëntor, një delegacion i NATO-s, i udhëhequr nga Zëvendës-Ndihmësi i Sekretarit të Përgjithshëm Jonathan Parish, që ishte për vizitë në Kosovë u takua me Shefen e Misionit EULEX, Alexandra Papadopoulou. Ata diskutuan gjerësisht lidhur me gjendjen e përgjithshme politike dhe të sigurisë në Kosovë, për sfidat e mëtejme dhe në këtë kontekst edhe për bashkëpunimin në terren ndërmjet EULEX-it dhe KFOR-it.