29 nëntor 2018
Monitoruesja kryesore e EULEX-it për dhunën në bazë gjinore, Chiara Tagliani sqaron format e ndryshme që mund t’i ketë dhuna në bazë gjinore.
“Kur flasim për dhunën në bazë gjinore ne i referohemi cilitdo akti që rezulton ose mund të rezultojë në dëmtim ose vuajtje fizike, seksuale, psikologjike apo madje edhe ekonomike, duke e përfshirë edhe vetëm kërcënimin me këto akte.
Prandaj, ajo mund të përshijë gjithçka prej martesave të hershme me detyrim deri te gjymtimi gjenital, abuzimi fizik, abuzimi seksual, abuzimi emocional ose verbal, apo cilado formë e dhunës në familje, eksploatimi, si dhe format legale të diskriminimit, për shembull kur kemi të bëjmë me të drejtat e trashëgimisë.
Kjo në të vërtetë është një shprehje ombrellë që ka të bëjë me çfarëdo dëmtimi që mund të kryhet në kundërshtim me vullnetin e atij personi si rezultat i raporteve të pabarabarta të fuqive ndërmjet gjinive, ku njëra gjini shihet në pozitë vartëse karshi tjetrës. Gjinia e viktimës bëhet motiv shtytës për aktet e dhunës”, tha Tagliani.