Lajme

Shefja e Misionit EULEX u takua me Drejtorin e Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës

30 nëntor 2018

Sot, Shefja e Misionit EULEX, zj Alexandra Papadopoulou, pati një takim të frytshëm me Drejtorin e Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi, për t’i bashkërenduar angazhimet e përbashkëta dhe për të vlerësuar se si mund ta ndihmojë EULEX-i më tej Shërbimin Korrektues të Kosovës në përputhje me mandatin e tij monitorues dhe këshillues.