21 janar 2019
Më 17 janar, Shefja e Misionit EULEX, Alexandra Papadopoulou, në selinë e EULEX-it e priti Shefin e Misionit të UNHCR-së në Kosovë, Erol Arduç.
Ai e bëri një përmbledhje të aktiviteteve të UNHCR-së në Kosovë, ndërsa Papadopoulou i prezantoi aspektet kryesore të mandatit të ri të EULEX-it pas përfundimit të periudhës së ri-konfigurimit dhjetorin e kaluar.