Lajme

Strategjia Kombëtare e re për Menaxhimin e Integruar të Kufirit (2019-2023)

25 mars 2019

Këshilltari i Lartë i EULEX-it për Menaxhimin e Integruar të Kufirit, Alan Wilson mori pjesë në një punëtori për finalizimin e Strategjisë Kombëtare të re për MIK në bashkëpunim me Programin për Kontrollin e Eksporteve dhe Sigurisë së Kufirit (EXBS).

Kjo punëtori i bëri bashkë 35 zyrtarë qeveritarë dhe ekspertë të përfshirë në çështjet e lidhura me kufirin dhe sigurinë e brendshme. Qëllimi i saj ishte të finalizohet Strategjia e re për MIK (2019-2023), ku theksohen të arriturat e Kosovës dhe përqendrohet në sfidat e tanishme dhe kërcënimet e reja lidhur me sigurinë e kufirit. “Qëllimi i kësaj punëtorie ishte që të bëhen bashkë të gjitha institucionet e ndryshme dhe të miratohet versionin përfundimtar. Rëndësia e Strategjisë Kombëtare për MIK është se ajo shërben si një ombrellë, e cila i inkorporon të gjitha çështjet e lidhura me kufirin dhe sigurinë e brendshme”, theksoi z. Wilson, Këshilltar i Lartë për MIK.

Kjo Strategji e re për MIK dhe Plani përkatës i Veprimit do të luajnë një rol të rëndësishëm në zotësinë e Kosovës për ta luftuar krimin ndër-kufitar dhe në mbrojtjen dhe përforcimin e kufijve të jashtëm të Kosovës. Në fjalën përmbyllëse të tij, Isa Xhemajlaj, Koordinatori Kombëtar për MIK /Zëvendës Ministër i Punëve të Brendshme i shprehu falënderime të veçanta EULEX-it për tërë përkrahjen dhe këshillat teknike që i ka dhënë “gjatë secilit hap të këtij procesi” për hartimin e Strategjisë së re për MIK dhe Planit të Veprimit.