Lajme

Zëvendës-shefi i Misionit u takua me deputetë të parlamentit gjerman

27 mars 2019

Zëvendës-shefi i Misionit EULEX, Bernd Thran dhe dy deputetë të parlamentit gjerman, z. Josip Juratovic dhe zj Gabi Weber u takuan sot në selinë e EULEX-it në Prishtinë. 

Z. Thran në fillim i falënderoi z. Juratovic dhe zj. Weber për përkrahjen të cilën ata ia kanë dhënë EULEX-it gjatë viteve të kaluara dhe për kontributin e çmueshëm të cilin ata e kanë bërë në veçanti nëpërmjet personelit shumë të kualifikuar të cilët i ka dërguar dhe vazhdon t’i dërgojë Gjermania në këtë Mision. 

Më pas, Zëvendës-shefi i Misionit EULEX e paraqiti një pasqyrë të përgjithshme për punën e këtij Misioni dhe për sfidat politike në Kosovë, si dhe e sqaroi mandatin e ri-përqendruar të EULEX si dhe mënyrën se si do të funksionojë kjo gjatë kohës që e kemi përpara deri në qershor të vitit 2020. 

Po ashtu, z. Thran sqaroi se si do të funksionojë mandati i ri i këtij Misioni, në veçanti në kontekstin e iniciativës Drejtësia 2020, e cila është duke u drejtuar nga Ministria e Drejtësisë.